Hashim Thaçi merr titullin “Qytetar Nderi” i Shkodrës

hashim-thaci1

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u vlerësua me titullin “Qytetar Nderi” i Shkodrës gjatë vizitës së tij ditën e sotme në këtë qytet. Titulli iu dorëzua nga Këshilli Bashkiak i këtij qyteti me motivacionin për kontributin e dhënë për pavarësinë e Kosovës, rolin negociator në proçesin integrues dhe si faktor stabiliteti.

Presidenti Thaçi uzhvilloi një takim me kryetaren e Bshkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, me të cilën bisedoi për lidhjet e hershme mes qytetit të Shkodrës dhe Kosovës. ata përmendën edhe bashkëpunimet e fundit në fushën kulturore dhe ekonomike.

Thaçi vizitoi gjithashtu edhe fototekën “Marubi”, si dhe vendosi kurora me lule pranë bustit të shenjtores “Nënë Tereza”, patriotit “Luigj Gurakuqi” dhe “Isa Boletini”.

Pin It