Maldini për të rikthyer lavdinë e Milanit

cap-3-maldini-paolo-maldini-11198802-603-411

Paolo Maldini legjenda e Milanit shihet si një alternativë e duhur për krijimin e Milanit të së ardhmes . Një përpjekje që ka nisur, por që për momentin duket se është në një të përpjetë të fortë.

Kapitenit legjendë i është ofruar roli i drejtorit teknik, për të cilin Maldini është vërtet i interesuar, por problemet kanë nisur që nga kërkesa e tij për një liri më të madhe veprimi në aspektin teknik. Maldini mësohet të ketë kërkuar se preferon t’i përgjigjet vetëm pronarëve kinezë, duke shmangur Fassonen apo drejtorin sportiv Mirabelli. Klubi në fakt mendon për një menaxhim “kolegjial”.

Palët e interesuara janë të diferencuara edhe sa i përket anës financiare. Klubi besohet se i konsideron “të tepruara” kërkesat e legjendës kuqezi. Megjithatë, Maldini ka vendosur të marrë edhe disa ditë kohë për të venosur. Tratativa, sot për sot duket e vështirë, por diskutimi mbetet ende i hapur për sa kohë që nuk janë mbyllur ende dyert.

Në mbështetje të rikthimit të legjendës kuqezi në organikën e klubit ka dalë edhe “SuperPippo” Inzaghi, ish-sulmues dhe ish-trajner i Milanit. “Maldini është një njeri i shkëlqyer që e njeh shumë futbollin. Milani më ka mbetur në zemër, por tani për tani mendoj për Venecian. Dua të bëj më të mirën për këtë qytet dhe tifozët e tij”.

Pin It