WhatsApp “kopjon” nga Snapchat

WhatsApp-2.12.339-WhatsAppVersioni i ri i Whatsapp i vlefshëm përmes përditësimet në ‘store’ është lëvizja e fundit e Facebook për të kopjuar disa nga rivalët e tij.

Këto përditësime përfshijnë redaktim dhe shkrim në foto. Gjithashtu ka mënyra të reja për të bërë foto.

Aplikacioni tani do të ketë edhe blicin për kameran e përparme, kështu që njerëzit do të kenë mundësi të bëjnë foto të mira dhe me ndriçim të dobët.

WhatsApp është kritikuar shpesh për kopjim të Snapchat. Por në blogun e aplikacionit thuhet se “është një mënyrë e re për të shpërndarë fotot dhe videot me miqtë dhe familjen tuaj”.

Pin It