Edicioni i 69-të i Festivalit të Filmit në Kanë, në garë filmat “Shok” dhe “Babai”

 

festivalcan

Festivali i filmit në Kanë ka çelur të mërkurën edicionin e 69-të dhe pjesë e tij do të jenë edhe filmat kosovarë “Shok”, i nominuar për Oskar dhe “Babai”.

Eventi u hap nga filmi “Cafe Society” i regjisorit dhe aktorit Woody Allen. Filmi rrëfen një histori të pazakontë dashurie dhe ka si protagonistë Kristen Stewart, Jesse Eisenberg dhe aktoren Blake Lively.

Në festival garojnë 21 filma për çmimin më të lartë të kinematografisë europiane. Filmi që do të vlerësohet me “Palmën e Artë” do të vlerësohet nga një juri me 9 anëtarë, e drejtuar nga regjisori i serisë së filmave “Mad Max”, George Miller.

Festivali, i cili është një nga eventet më të rëndësishme në kalendarin ndërkombëtar të kulturës, do të qëndrojë i hapur deri më 22 maj dhe pjesë e tij do të jenë emrat më të rëndësishëm të kinematografisë.

 

Pin It