Ndryshimi i Instagram, vjen me fytyrë tjetër

Instagram është një nga rrjetet sociale më të parapëlqyera për mundësitë  e shumta që  të  jep me fotografinë. Pas disa vitesh me ikonën që  ne njohim por Instagram ka vendosur të bëjë ndryshimin e parë.

Ikona e re u përshtatet zhvillimeve të hovshme në fushën e teknologjisë duke sjellë më shumë ngjyra që e shkrijnë më mirë me entuziazmin e sistemeve iOS dhe Android, që të dy të orientuar tek më shumë ngjyra.

Kompania e blerë nga Mark Zuckerberg për 1 miliardë dollarë në vitin 2012, ka hequr dorë nga ikona tradicionale me objektivin e kameras, duke u shndërruar në një ikonë më e thjeshtë dhe e ‘ylberizuar’.

Pin It