Efekti Cristiano Ronaldo në rritjen e Juventusit

Tashmë është konfirmuar: Cristiano Ronaldo lë Real Madridin pas 9 sezoneve të suksesshëm me mbretërit e Europës.

Fituesi 5 herë i topit të artë i’u bashkua zonjës së vjetër dhe shuma që u pagua nga kjo e fundit drejt madrilenëve për 33 vjecarin ishte plot 105 milion euro me një kontratë 4 vjeçare. Duket sikur Juventusi po rritet jo vetëm në aspektin sportiv me ardhjen e Portugezit por edhe në atë ekonomik e marketing.

Pas ardhjes së CR7 në klubin prestigjoz italian duket se edhe shumë tifozë e kanë ndjekur kalimin e tij virtualisht, juventusit i janë shtuar rreth 1.4 milion ndjekës në rrjetin social instagram, 1.1 milion ndjekës në tuiter dhe 500.000 ndjekës në rrjetin social facebook, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për Realin e Madritit, të cilin për 24 orë pas lagrimit të CR7 e kanë braktisur rreth 1 milion ndjekës në tuiter.

Gazetat prestigjoze italiane shkruajnë se Juventusit i është rritur vlera me mbi 20% dhe kushdo që i shkon në mendje ta blej atë, duhet të paguaj shumë më shumë saqë do të paguante para se ylli portugez ti bashkohej zonjës së vjetër.

 

Pin It