Ekspertët maturantëve: “Kujdes me lëndët që do të zgjidhni”

pike-905x395

Këtë vit maturantët duhet të tregohen shumë të zgjuar për selektimin e lëndëve me zgjedhje, pasi në disa raste ato mund t’iu ulin notën mesatare e cila ndikon drejtpërsëdrejti tek pikët e përzgjedhjes në universitet. Sipas ligjit të ri në formulat e llogaritjes së pikëve merren në konsideratë rezultatet deri në marrjen e diplomës.

Maturantët këtë vit do të japin 5 provime, ku tre do të jenë me detyrim për të gjithë dhe dy me zgjedhje. “Maturantët duhet të zgjedhin lëndë që i krijon mundësinë për të marrë notën më të lartë të mundshme, pavarësisht se kjo ka apo jo lidhje me fakultetin ku ata do të konkurrojnë” pohojnë ekspertët.

Aplikimet Maturantët do të jenë të lirë sa i përket aplikimeve në universitete. Ministria e Arsimit nuk ka vendosur një numër limit se sa duhet të jetë ky aplikim, por ai do të ngelet gjithmonë në dëshirën e maturantit. Kështu një maturant mund të aplikojë në 5 apo 6 universitete ku një pjesë mund të jenë private dhe një pjesë e tyre publike. Ajo çka është përcaktuar deri më tani për të gjithë maturantët është se nuk mund të aplikojnë për në universitet në rast se nuk kanë notën mesatare 6.

 

Pin It