Shfuqizohen debitë, ish ushtarakëve do t’u rikthehet pensioni i plotë

ushtaraket-prostesa-2007-56-c1200x6001-905x395

Me shfuqizimin e debive, ish­ ushtarakëve do t’u rikthehet pensioni i plotë. Një ish­ushtarak që përfiton pension suplementar dhe ka 30 vite shërbimi do të marrë një pension rreth 15 mijë lekë. Nëse sot paguan debinë e cila varion nga 2500­-5000 lekë, kjo pagesë do t’i rikthehet në pension, duke mos ju mbajtur më nga ana e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Drejtoritë rajonale të sigurimeve shoqërore, brenda 15 ditëve nga data e mbërritjes në rrugë postare të dokumentacionit individual, përfundojnë rillogaritjen e përfitimit, llogarisin diferencat, zbatojnë procedurat ligjore të evadimit të tyre dhe njoftojnë zyrtarisht përfituesin duke dërguar edhe dokumentacionin përfundimtar për realizimin e pagesës mujore. Kufizimet në masën e përfitimit Pensioni i parakohshëm për personat, që plotësojnë kushtet e përfitimit, është 50 për qind e pagës mesatare referuese mujore. Për çdo vit tjetër të vjetërsisë në shërbim, sipas përcaktimit, masa e pensionit shtohet me 2 për qind të pagës mesatare referuese. Masa e pensionit të parakohshëm, e llogaritur për personat, që nuk kanë paguar kontribute suplementare, nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i pensionit bazë, të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.

Pin It