Vendimi, ish-ushtarakëve iu kthehen lekët e pensionit

ISH USHTARAKET PROTESTE PARA PARLAMENTIT - Ish ushtaraket, duke protestuar para parlamentit, per aktin normativ "Per sigurimin shoqeror te ushtarakeve".

Nga 1 nëntori Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të nisë kthimin e lekëve për ish-ushtarakët, që ndër vite u është mbajtur një pjesë e pensionit. Kthimi do të bëhet me disa këste deri në maj të vitit 2017. Detyrimet e qeverisë ndaj ish-ushtarakëve përllogariten në shumën 369 milionë lekë.

Ish – ushtarakët ishin shpallur debitorë me vendim të qeverisë në vitin 2010 dhe që prej atëherë iu është mbajtur 25% e pensionit. Kjo shumë do të kthehet pas përcaktimit të kartelës së çdo personi brenda pesë muajve nga hyrja në fuqi e vendimit.

Shumat e detyrimeve të krijuara nga rillogaritja e përfitimeve suplementare, të paguara, do i kthehen çdo kreditori të shpallur, në këste të barabarta, në periudhën nëntor 2016 – maj 2017.

Listat emërore do të dorëzohen për konfirmim pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme brenda muajit tetor.

Pin It