Elneny ambicioz, kërkon tripletën me Arsenalin

elneny-dua-triplet-euml-n-me-arsenalin_hd

Mesfushori i ri i Arsenalit, Mohamed Elneny nuk ka humbur shumë kohë për të treguar ambiciet e tij me klubin e ri.

Në një intervistë pas prezantimit si lojtar i klubit anglez, Elneny ka thënë se dëshiron të fitojë tripletën që në sezonin e tij të parë me Arsenalin.

Ai synon që këtë sezon të fitojë Premier Ligën, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve.

“Dua t’u them [fansave] se edhe pse nuk më kanë parë shumë, unë premtoj se do të kontribuojë pozitivisht në ekip”, ka thënë egjiptiani.

“Shpresoj që ne të fitojmë Premier Ligën dhe kupën këtë sezon, gjithashtu edhe Ligën e Kampionëve”.

Pin It