Leroy Sane nuk largohet nga Schalke 04

Leroy Sane

Leroy Sane nuk do të largohet nga skuadra e tij aktuale Schalke 04.

Së paku kështu ka deklaruar drejtori sportiv i klubit të njohur gjerman Horst Heldt.

Në një prononcim për ‘Bild’, Heldt ka deklaruar se klubi së bashku me lojtarin kanë arritur marrëveshje për qëndrimin e talentit në ‘Gelsenkirchen’.

“Sane është i lumtur këtu dhe nuk dëshiron të largohet. Përveç dëshirës së lojtarit për të qëndruar në klub ne nuk kemi marrë ende ndonjë ofertë zyrtare për të”, ka deklaruar Heldt.

Për talentin e jashtëzakonshëm gjerman interesim kanë shprehur skuadrat e mëdha evropiane si Barcelona, Real Madrid, Chelsea dhe Manchester City.

Pin It