Emërohet ambasadori i parë rezident i Suedisë në Shqipëri

cn1das7uaaao18w

Qeveria e Suedisë emëroi sot ambasadorin e parë rezident në Shqipëri. Ai është Johan Ndisi dhe shprehet i kënaqur për marrëdhënien mes dy vendeve.

Ambasadori Ndisi tha se Suedia është ndër mbështetësit kryesorë të integrimit të Shqipërisë në BE. Ai deklaroi gjithashtu se do të punojë për rritjen e investimeve në vendin tonë.

“Suedia është një nga mbështetësit kryesorë të Shqipërisë në BE dhe procesin e zgjerimit të BE. Mbeshtesim vendin në procesin e integrimit në aspektin politik dhe ekonomik. E shikojme procesin i integrues si zhvillimor”, deklaroi ambasadori Ndisi.

“Besoj se edhe vetë kominiteti i biznesit është i interesuar për më shumë investime”, përfundoi ai.

Pin It