F1 në Japoni, Rosberg do të niset i pari

nico-rosberg-4

Nico Rosberg ka fituar duelin me shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton dhe do të nisë nga “pole position” Çmimin e Madh të Japonisë, pasi e ndali kronometrin me 15 mijtat më shpejtë se britaniku.

Kimi Raikonen regjistroi kohën e tretë më të shpejtë, ndërsa Sebastian Vettel me një të dhjetat u rendit pas tij në vendin e katërt, gjithsesi për startin e garës ai do të vuaj edhe penalizimin me 3 pozicione që e ka nga gara e kaluar për aksidentin që shkaktoi ndaj Rosberg në kthesën e parë.

Në linjën e tretë të startit janë dy makinat Red Bull me Verstapen dhe Riçardon. Një renditje nga e cila pritet start emocionues në garën e Japonisë, duelet e ndezura tashmë janë të shumta dhe në një pistë të ngushtë si kjo e Suzukës nisja mbetet pikë kyçe.

 

Pin It