Facebook, komente në kohë reale

Facebook ka konfirmuar se po teston një veçori të re që do të informojë përdoruesit kur një mik po shkruan një koment. Veçoria do të jetë e ngjashme me atë të mesazheve, nëpërmjet të cilës mund të kuptoni kur dikush po ju shkruan një mesazh.

Veçoria është pikasur nga disa përdorues të Facebook-ut para disa muajsh, por vetëm tani kompania ka konfirmuar zyrtarisht se po teston një veçori të tillë.

E pyetur nga “The Next Web”, Facebook ka konfirmuar se do të shtojnë një veçori të tillë poshtë komenteve për të ndihmuar përdoruesit të bisedojnë dhe komentojnë në kohë reale me miqtë dhe të afërmit e tyre.

Pin It