UEFA “bashkon” Kosovën me Shqipërinë

Në Europianin e Francës do të jenë edhe tifozët nga Kosova. Nëse deri dje kishte kushtëzime të qarta, të posedoje pasaportë shqiptare, ose të ishe rezident në Shqipëri, që të kishe të drejtën për të aplikuar në “dyqanin online” të UEFA-s për bileta, kjo gjë ka ndryshuar sot, ditën e parë të daljes në shitje të 800 mijë biletave për finalet e “Euro 2016”.

Dihej që sot, më 14 janar, do të hapej zyrtarisht procesi i aplikimit online për t’u pajisur me bileta, për këdo që është i interesuar dhe ka mundësi financiare për të shkuar në Francë, sigurisht për të përkrahur kombëtaren kuqezi të Shqipërisë gjatë Europianit të parë në histori.

Megjithatë, me të nisur procesin e aplikimit online të bie në sy diçka aspak e zakontë për ne që jetojmë në Shqipëri, as për shqiptarët që jetojnë në Kosovë… UEFA ka kushtëzuar mbështetësit e kuqezinjve tanë me dy faktorë: ose të jenë shtetas të Shqipërisë apo Kosovës, ose të jenë banues në njërin prej këtyre dy shteteve.

 

Pin It