Facebook merr nismën e projektit gazetaresk

3d illustration of a facebook logo standing in front of an upright map of the world on a blue reflective surface
Rrjeti social facebook ka nisur një iniciativë të re, të quajtur “Projekti gazetaresk Facebook”, që propozon një farë ‘alfabetizmi’ mbi lajmet e bazuara në tre shtylla.

E para ka të bëjë me bashkëpunimin me redaktorët me objektivin e zhvillimit të formateve të reja për të publikuar historitë në mënyrë efikase, në vazhdimin e eksperiencës së Instant Articles.

E dyta konsiston në formacionin e ekspertëve: rrjeti social do të japë mjete gazetarëve dhe redaktorëve për të përmirësuar shpërndarjen e lajmeve.

E treta ka të bëjë me përdoruesit dhe në mënyrë të veçantë lufta kundër lajmeve të rreme. Facebook do të vërë në dispozicion të 2 miliardë përdoruesve të tij materiale edukative për të zgjedhur lajmet dhe për të njohur ato që janë falsë, në mënyrë që ti evitojnë.

Të parët që bashkëpunojnë me Facebook për këtë iniciativë, sipas Wall Strët Journal janë Washington Post, Fox News dhe BuzzFëd

Pin It