Facebook sjell risi në News Feed

Facebook_3474124b

 

Rrjeti social facebook ka njoftuar se gjërat mund të fillojnë të duken pak më ndryshe në News Feed, duke bërë disa ndryshime në listën e përmbajtjes që faqja shfaq tek përdoruesit e saj.

Në ndryshimet që do t’i bëjë Facebook besohet se në News Feed do të na shfaqen më shumë gjëra sesa ne do të duam t’i shohim.

Facebook ka anketuar përdoruesit e vet për sa i përket përmbajtjes së krye faqes së tyre për disa kohë, duke e bërë më të lehtë injorimin e postimeve viralë dhe ka pyetur “dhjetëra mijëra”  përdorues të vlerësojnë historitë në krye faqen e tyre në mënyrë të përditshme.

Ndryshimi më i ri do ti marrë në konsideratë këto vlerësime, duke përdorur “reagime cilësorë për të treguar histori të rëndësishme” sipas një postimi në faqen e kompanisë.

Postimet që do shihni të parat do të përcaktohen nga gjasat që ekzistojnë që ju doni të shihni një  përditësim , gjithashtu dhe se sa të ngjarë ka që ju mund të angazhoheni në një postim – nëpërmjet pëlqimit, komentimit ose shpërndarje.

Pin It