Lajm i mirë për të gjithë ata që konsumojnë kafe

 

Stempelkande-test

Një studim i ri ka gjetur se pirja e rregullt e kafesë nuk çon në rrahje të tepërta të zemrës.

Udhëheqësi i hulumtimit, Dr. Gregory Marcus tha se pretendimet e mëparshme se kafeina ndërhyn në ritmet kardiake duhet të rikonsiderohen, pasi kemi gjetur se në fakt çokollata, kafeja dhe çaji kanë përfitime kardiovaskulare.

Ekipi i hulumtuesve studiuan 1,300 njerëz, të moshës 72 vjeçare. Rreth 60% e tyre treguan se pinë produkte me kafeinë çdo ditë.

Rezultatet e studimit treguan se pirja e rregullt e kafesë ndihmon sistemin kardiovaskular, ulë rrezikun nga diabeti i tipit 2 dhe nga faktorë të tjerë rreziku për sistemin kardiovaskular të tillë si obeziteti dhe depresioni.

Pin It