Fakte shkencore në Kuran

Kur’ani Famëlartë është dërguar prej Allahut të Madhërishëm, si udhëzues i besimtarëve. Duke qënë Libër Universal, në të gjenden këshilla nga të gjitha fushat e jetës. Disa ajete janë me kuptim të hapur e në disa ajete të tjera, Allahu ka dashur që të thellohemi më shumë për të mësuar kuptimin e tyre. Megjithatë nuk janë të pakta ajetet në të cilat Allahu i kërkon njeriut të reflektojë, të mendojë mbi Madhështinë e Allahut duke vëzhguar gjithësinë, natyrën, e çdo krijim të Tij.

Ka shumë fakte shkencore të shprehura në Kuranin Famëlartë, të cilat janë shpallur prej Allahut 1400 vjet më parë, por që njeriu i ka zbuluar vetëm me ndihmën e teknologjisë së shekujve të fundit. Fakte këto, të cilat mund të vërtetohen vetëm me aparatura dhe mjete të posaçme, duke vërtetuar kështu madhështinë dhe vërtetësinë e padiskutueshme të këtij libri. Këto fakte shkencore në kohen e Profetit Muhammed (s.a.s), as që mund të perceptoheshin apo imagjinoheshin.

Kështu, shkencëtarët kanë zbuluar se brendësia e Tokës është e ndare ne disa shtresa të cilat emërtohen në varësi të veçorive sizmike dhe kimike. Toka ndahet në këto shtresa: 1. Korja e Tokës, 2. Manteli i sipërm, 3 Astenosfera, 4. Manteli i poshtëm, 5. Shtresa e Guetenbergut ose shtresa D, 6. Bërthama e jashtme, 7. Bërthama e brendshme (bërthamëza). Shkenca po e vërteton se Toka është e përbërë me shtresa të cilat shtrihen njëra mbi tjetrën dhe këto janë në funksion të përbashkët, këtë e shohim edhe në Kuran. Allahu në Kuran për shtresat e Tokës thotë:

“All-llahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej e edhe prej tokës aq sa ata,… (Talak 12)”

Tektonika e pllakave është një hipotezë gjeologjike që i shpjegon lëvizjet tekto–magnetike që ndodhin në brendësi të kores së Tokës dhe në sipërfaqen e saj. Në Kuran është përmendur “lëvizja e maleve”. Sot, shkencëtarët bashkëkohorë për këtë lëvizje përdorin termin “lëvizja kontinentale.” Allahu për lëvizjen e maleve në Kuran thotë:

“E i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë,…  (Neml 88)”

Shtresa e Tokës (litosfera) është ndërtuar nga llojet e ndryshme të shkëmbinjve të cilët dallohen ndërmjet tyre nga mënyra e formimit, struktura, madhësia, forma dhe ngjyra. Ka një numër të madh të kombinimeve të shtresave të ndryshme gjeologjike, në pjesët e ndryshme të Tokës. Këto që i thamë më lart, Allahu na i ka treguar në Kuran:

“…nëpër kodra ka vija të bardha e të kuqe ngjyrash të ndryshme, e ka edhe shumë të zeza. (Fatir 27)”

Grykëderdhja e lumenjve në det, është vendi ku takohet uji i ëmbël i lumenjve më ujin e kripur të detërave. Ujin e ëmbël nga ai i kripur në grykëderdhjet e lumenjve e ndan një zonë e cila është e përbërë nga disa shtresa ndarëse. Ky informacion është zbuluar nga Wollast dhe Duinker në vitin 1982, kurse Allahu na ka treguar para 14 shekujve, në Kuran ku thotë:

“Ai la të lirë të bashkohen dy dete, ky (njëri) i pijshëm e i shijshëm, e ky (tjetri) i njelmët e i idhët, e mes tyre bëri si të jetë ndonjë pendë, pritë që të mos përzihen. (Furkan 53)”

Këto janë vetëm disa prej ajeteve të cilat vërtetojnë disa fakte shkencore të shpallura 14 shekuj më parë e të zbuluara së fundmi, si këto ka edhe shumë ajete të tjerë.

 

 

 

 

Pin It