Majat shqiptare ofrojnë borë edhe në pranverë

Për të gjithë ju që doni ta provoni për herë të fundit borën e këtij viti ka një mundësi akoma. Turizmi i borës në majat më të larta të maleve tona nuk është mbyllur akoma.

Majat e maleve rreth Parkut Kombëtar të Luginës së Valbonës vazhdojnë të frekuentohen nga amatorët e sporteve dimërore çdo javë e sidomos në fundjavë.

Turistët e maleve shoqërohen në guidat e tyre të vështira nga specialistë të AdZM Kukës, ku udhërrëfyesit janë të specializuar në ngjitjet malore dhe në dëborë.

Këtë fundjavë ata shoqëruan një grup vizitorësh të ardhur nga Shqipëria, Kosova, dhe Gjermania, që vizituan këto lartësi.

Ngjitja për në majën e Boshit 2416 metra mbi nivelin e detit përbën një aventurë të mundimshme, por mjaft të këndshme, ndërsa për turistët gjermanë përveç ngjitjes ka edhe një mundësi për rrëshqitje me ski në lartësi të mëdha.

Alpet e Shqipërisë mbeten një destinacion i përhershëm turistik.

Burimi: Agjensia Telegrafike Shqiptare

Pin It