Family Link, aplikacioni që ndihmon prindërit të monitorojnë fëmijët

Google ka prezantuar një aplikacion i cili do të ndihmojë prindërit të monitorojnë përdorimin e telefonit të fëmijëve të tyre.

Ky aplikacion i quajtur Family Link iu siguron prindërve një raport javor dhe mujor të aktivitetit dhe i lejon ata të përcaktojnë kohën që fëmija mund ta përdorë pajisjen.

Ndër të tjera prindërit mund ta kyçin smarfonin në distancë dhe të kontrollojnë vendndodhjen e fëmijës së tyre.

Fillimisht prindërit duhet të blejnë një pajisje për fëmijët, që funksionon me Android Nougat (7.0) ose me version më të lartë.

Më pas duhet të shkarkojnë aplikacionin dhe të krijojnë një llogari në Google për fëmijë të tyre.

Gjithashtu, aplikacioni i lejon prindërit të bllokojnë dhe miratojnë aplikacione jo të përshtatshme për fëmijët, para së ata të shkarkohen nga Google Play Store.

Pin It