Apple nxjerr në treg iPhone 7 në ngjyrë të kuqe

Apple ka nxjerrë në treg një linjë të kuqe të Iphone, një prodhim special i iPhone 7 dhe iPhone 7 plus.

Funksioni i këtij telefoni nuk është ndryshe nga telefonat ekzistues iPhone 7 dhe iPhone 7 plus, por ngjyra është simboli i një lufte të fuqishme.

Më shumë se 36 milionë njerëz në botë janë duke jetuar me virusin HIV dhe Sidën; më shumë se dy të tretat e tyre jetojnë në Afrikën subsahariane, ku (RED) dhe Fondi Global janë duke punuar për zhdukjen e kësaj sëmundjeje.

Ndërkohë, një pjesë e fitimeve nga shitja e linjës së kuqe do të shkojnë për Fondin Global që mbështet programet e kërkimit kundër virusit HIV dhe Sidës.

 

 

Pin It