Fermat zviceriane në krizë, nuk gjejnë refugjatë për punë pagë 3200 franga në muaj

 

bujqei-587x396

Të gjesh një punëtor të gatshëm të shërbejë kudo sot nuk është e lahtë. Ku është edhe halli që e kanë fermerët e Zvicrës. Një vit më parë qeveria dhe sindikata e fermerëve nisën së bashku një projekt për integrimin e refugjatëve në tregun e punës. Por ata nuk po arrijnë të gjejnë refugjatë për të punuar në fermat e interesuara. Pjesë e projektit kanë qenë 14 ferma që kërkonin së paku 17 refugjatë për një vend të përkohshëm punësimi, për 3200 franga në muaj. Punëtorët kanë mundur ti gjejnë vetëm gjashtë nga këto ferma kanë thënë përfaqësues të Unionit të Fermerëve zviceranë që po e zbatojnë projektin. Sipas mediave zvicerane, tre nga fermat e interesuara kishin anuluar ofertën e tyre edhe për shkak se nuk gjetën asnjë refugjat.

Pavarësisht nga vështirësitë, Sekretariati Federal për Migracion (SEM, si dhe bashkimi i fermerëve dëshirojnë të ruajnë projektin që do të zgjasë deri në vitin 2018. Integrimi në tregun e punës në bujqësi ka nisur që vitin e kaluar, me tetë ndërmarrje të cilat punësuan mesatarisht nga 13 refugjatë, me një ofertë pune që zgjat nga tre muaj deri në një vit. Me shpresën se do të gjejnë refugjatë të gatshëm për punë zbatuesit e projektit e kanë zgjeruar atë këtë vit dhe shpresojnë ta vazhdojnë atë edhe për dy vite të tjera me radhë.

 

Pin It