Importet e vendeve fqinje kalbin prodhimet vendase

Fermerët Shqiptarë po përballen çdo ditë me mungesën e tregut vendas për të shitur prodhimet e tyre të shumëllojshme siç janë perimet, frutat apo zarzavatet.

E gjitha kjo situatë e krijuar vjen si pasojë e konkurrencës së prodhimeve Maqedonase të cilat kanë hyrë në masë në tregun tonë.

Fermerët e Bulqizës, Lushnjës, Elbasanit, Gjirokastrës, Divjakës, Fierit dhe rretheve të tjera janë të detyruar ta hedhin prodhimin e mbetur stok nga viti i kaluar pasi me kalimin e kohës po kalben dhe shitja e tyre është e pamundur në kushtet e tregut në Shqipëri, kjo pasi politikat aktuale i japin përparësi prodhimeve që vijnë nga vendet fqinje siç janë Maqedonia, Mali i Zi apo Greqia.

Për të përkeqësuar edhe më tej kushtet aktuale të fermerëve Shqiptarë të cilët po e përcjellin me protesta të shumta gjendjen e krijuar në mbarë vendin, Ministria e Ekonomisë  ka në plan të ulë rimbursimin e TVSH-së nga 20% që ishte deri më sot në vetëm 6%.

Pin It