Pogradec, banorët fshatit Zagorcan protestë kundër Ministrisë së Bujqësisë

protesta-3-2

Me dhjetëra banorë të fshatit Zagorcan në Pogradec kanë bllokuar sot në shenjë proteste rrugën nacionale Korçë –Pogradec për rreth 30 minuta. Ata kanë protestuar për një vendim të ministrisë së bujqësisë e cila ka dhënë me koncesion një hapësire të konsiderueshme toke një koncesionari për ta shfrytëzuar. Banorët kanë kërkuar nga dikasteri i bujqësisë që të anulojnë këtë vendim dhe atë hapësire toke t’ia japin fermerëve vendas. Ndërkohë kërkesa e tyre ka marrë përgjigje negative na ministria e bujqësisë.

Ndërsa pas këtij refuzimi banorët e fshatit Zagorcan kanë paralajmëruar se do të ketë përshkallëzim të protestave nëse nuk do të merren parasysh kërkesat e tyre.

protesta-12

Pin It