Lapraka përfiton 4 mln dollar investime

veliaj-19-655x356

Pas sheshit Skënderbej, Investimi për përmirësimin e infrastrukturën e zonës së Laprakës në kryeqytet do të jetë investimi I dytë më I madh për bashkinë e kryeqytetit. Kryetari I kësaj bashkie Erion Veliaj në një takim me ndërlidhësit e njësisë administrative nr 11, tha se Fondi i Zhvillimit të rajoneve aprovoi plotë 4 mln dollar për të investuar në zonën e Laprakës.

 “Për Laprakën është miratuar fondi 4 milionë dollarë për të bërë investimet në të gjithë rrugët e zonës. Ky është investimi më i madh që bëjnë pas sheshit “Skënderbej”. Fondi i Zhvillimit të Rajoneve aprovi që Lapraka të marrë financimin më të madh. Do bëj për Laprakën atë që nuk është bërë ndonjëherë”
Duke folur për iniciativat e tjera në bashki Veliaj tha se shumë nga familjarët kanë nisur të çmontojnë depozitat. Ndërkohë që 2016 do të jetë viti I Kopshteve, ndërsa 2017 viti I shkollave.

Pin It