Brenda vitit, në zonën e Lushnjes do të ngrihet bursa për prodhimet bujqësore. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti tha se, në Shqipëri mungon bursa bujqesore, dhe hapja e tij mbetet një sfidë e hapur.
Kontradita më e madhe që kemi në pikat e grumbullimit është që fermeri do ta lidhë kontratën me grumbulluesin ta lidhë mundësisht që kur e mbjell farën në tokë, kurse grumbulluesi nuk e ka këtë interes dhe do që kontratën mundësisht ta lidhë në momentin e fundit, tha Panarit.
Ministri vuri ne dukje se do të marr një iniciativë për ta filluar shumë shpejt krijimin e burses në disa zona pilot. “Do mundohemi brenda këtij viti dhe kemi gjetur dhe vendin ku ta bëjmë në Lushnje.Skema do të funksionojë kështu, tipikisht në një ditë pune të gjithë dorëzuesit herët në mëngjes dorëzojnë prodhimet e tyre.Në këtë moment organizohet një ankand ditor dhe përcaktohet çmimi ditor i shitjes së domates.”-tha Panariti.
Sipas tij, ky çmim përcakton atë që quhet fiksing për atë ditë. Del edhe nëpërmjet mediave që çmimi fjala vjen në datën 26 shtator i domates në tregun e Lushnjes është 80 lekë. Ditën e nesërme mund të ketë çmim tjetër. Por ama me 26 shtator duhet ta dinë të gjithë që çmimi i blerjes me shumicë në pikat e grumbullimit në Lushnje është 80 lekë, spekulantët frenohen dhe nuk ka manovra.