Berat, çelet panairi i produkteve bujqësore dhe blektorale

ushqimet-c1200x600

Njësia administrative e Roshnikut në Berat ka hapur një panair për promovimin e produkteve bujqësore, blektorale dhe turistike.

Kufizuar me bashkitë e Gramshit, Skraparit dhe nën hijen e malit Tomorr në perëndim kjo njësi administrative me 3.960 banorë është e njohur për produktet e saj që nga fiku i famshëm i Roshnikut, rrushi, ulliri, por dhe produktet blektorale.

Për të promovuar produktet e shumta njësia vendore Roshnik në bashkëpunim me organizatën CnvB (bashkojmë vlerat e natyrës me njerëzit) ka organizuar  një panair të hapur në natyrë.

Fermerët e zonës prezantuan sot prodhimet e njohura bio, duke synuar zhvillimin e të gjithë zonës nëpërmjet këtij promovimi. Në këtë panair janë bërë bashkë edhe drejtuesit e të gjithë institucioneve vendore, pasi njësia administrative Roshnik është tashmë pjesë e bashkisë së Beratit, ku sipas strategjisë së re të zhvillimit vlerat turistike të qytetit muze synohet që të bashkohen me ato bujqësore, blektorale dhe të turizmit malor.

 

 

Pin It