Së shpejti telefonata pa roaming në rajon

roaming_image-web

Qytetarët e rajonit të Ballkanit ashtu sikundër shumë shpejt qytetarët e BE-së mund të kominikojnë me njëri tjetrin pa tarifa roaming.

Këshilli i bashkëpunimit rajonal  mbështet nismën për një platformë rajonale për roaming dhe studimin për ndikimin në fushën ligjore dhe rregullatore që do të ketë ky zhvillim.

Më shumë se gjysma e 1800 biznesmenëve të pyetur në sondazhin Ballkan Barometër, thoën se eleminimi i tarifave roaming në rajon do të jetë shumë i dobishëm për biznesin.

Sekretari Përgjithshëm i këshillit Bashkëpunimit Rajonal Goran Svilanovic tha se KBR do të punojë për të zgjeruar zonën gjeografike të mbulimit të Marrëveshjes Rajonale për Roaming, dhe se do të jetë një avokat i fortë për kordinimin e politikave të roaming dhe për integrimin e ICT në agjenden e “lidhjes” rajonale.

Diskutimet për roaming po zhvillohen në forumin dy ditor që po zhvillohet në Budva të Malit të Zi” Rregullimi tregut të komunikimit elektronik’

Pin It