Fieri bashkon fotografë nga e gjithë bota, hungarezi rrëmben çmimin e parë

Fotografi hungarez Andrea Kiss u nderua me çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë Artistike “Fokus 2017”, të çelur mbrëmjen e djeshme në Galerinë e Arteve në Fier.

Në edicionin e 8-të të këtij konkursi organizuar nga Bashkia e Fierit dhe “Benart print”, ekspozuan punimet e tyre 55 fotografë nga 18 shtete si Shqipëria, Franca, Zvicra, Kosova, Hungaria, Maqedonia, Turqia, Gjermania, Bullgaria, Italia, Kroacia, Spanja, Ukraina, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Austria dhe Irani.

Juria e konkursit vlerësoi me çmim të dytë Igor Coko nga Serbia dhe çmim të tretë Ardian Fezollari nga Shqipëria.

Kuratorët Osman Demiri dhe Burim Myftiu kanë bërë selektimin e pjesëmarrësve për ekspozitën ndërkombëtare të fotografisë “FOKUS 2017”.

Themelues i këtij konkursi është fotografi Arben Alliaj, i cili me shumë entuziazëm vazhdon këtë traditë, në qytetin e tij në Fier.

Artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë ishin Avin Abassi -Iran, Andi Agaraj -Shqipëri, Burhan Ahmeti -Maqedoni, Dali Alili -Macedonia, Ibrahim Aysil – Turqi, Ernest Baba – Shqipëri, Ergys Baki – Shqipëri, Ahmad Belbasi -Iran, Roland Beqiraj -Shqipëri, Fjolla Besimi -Kosovë, Goran Boricic – Montenegro, Fitim Bushati – Kosovë, Taras Bychko – Ukrainë, Enver Bylykbashi- Kosovë, Igor Coko – Serbi, Haris Čalkić -Bosnjë dhe Hercegovinë, Alfredo Oliva Delgado – Spanjë, Mariposa Fa – Zvicër, Ardian Fezollari – Shqipëri, Ando Fuchs -Austri, Nima Ghari – Iran, Bardha Goga – Kosovë, Ahmed Hadrovic – Bosnjë dhe Hercegovinë, Damon Haghgoo – Iran, Afrim Hajrullahu – Kosovë, Besnik Hamiti – Kosovë, Arton Humolli – Kosovë, Rromir Imami – Zvicër, Dashmir Izairi – Gjermani – Maqedoni, Gani Jakupi – Francë – Kosovë, Eduina Jaupi – Shqipëri, Shukri Kaçaniku – Kosovë, Eliano Kalemi – Shqipëri – SHBA, Ognjen Karabegović -Kroaci, Olga Karlovac – Kroaci, Andrea Kiss – Hungari, Artan Korenica -Kosovë, Halim Luta-Maqedoni, Ivano Mercanzin -Itali, Aleksander Mogilo-Bulgari, Olsi Qazimi -Gjermani, Vasil Qesari- Francë, Hazir Reka – Kosovë, Shkëlzen Rexha -Kosovë, Kaveh Safarnejad – Kanadë, Fahredin Spahija – Kosovë, Naim Spahiu – Kosovë, Naim Shala – Kosovë, Burak Şenbak – Turkey, Gent Shkullaku – Shqipëri, Rozafa Shpuza – Shqipëri, Iden Temali – Shqipëri, Enea Veria – Shqipëri, Qerim Vrioni – Shqipëri, Maja Zlatevska – Maqedoni./ATA/

Pin It