Shega, fruti i Xhennetit!

Në Kur’anin Famëlartë, Allahu ka përmendur disa fruta dhe produkte ushqimore, për të cilat studiuesit e fushës së mjekësisë kanë bërë zbulime shumë të rëndësishme.  Shega, ky frut çudibërës, përmendet në Kur’an me emrin “Rumman” në tre vende: “është Ai që lëshon ujë nga qielli nëpërmjet të cilit Ai nxjerr sythat e çdo bime. Prej kësaj Ne nxjerrim gjelbërim, kokrra gruri në kallinj, palma hurme të ngarkuara me kalaveshë të ulët, kopshte rrushi, ulliri dhe shege…” (En’âm, 99).

Ai (All-llahu) është që krijoi kopshte (bimët e të cilave) të ngritura lart (në shtylla) dhe të rrafshta (të shtrira në tokë), edhe hurmet dhe drithërat me frute (shije) të ndryshme; (krijoi) ullinjtë dhe shegët e ngjashme (nga forma) e jo të ngjashme (nga shija). (En’âm, 141).

Aty, në ata të dy (Xhennete), ka hurmë dhe shegë. (Rrahman, 68).

Përveçse në Kur’an, shega është përmendur edhe në hadithet e Profetit tonë të nderuar paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Të. Në një hadith të transmetuar nga Hz. Enes bin Malik (r.a) në lidhje me shegën Profeti (s.a.s) ka thënë: ” Nuk ka asnjë shegë, e cila të mos ketë në brendësinë e saj qoftë dhe një kokërr nga kokrrat e shegëve në kopshtet e Xhennetit”. Ndërsa në një transmetim të Hz. Ali ibn Ebi Talib (r.a), i Dërguari i Allahut (s.a.s) ka thënë: “Shega dhe cipa e saj, forcojnë sistemin tretës”.

Përveç vetive të saj kuruese të cilat janë të shumta, shega është një frut shumë i shijshëm gjithashtu. Disa nga vetitë kuruese të këtij fruti çudibërës të cilat janë publikuar në American Journal of Clinical Nutrition janë:

  • Shëron çrregullimet e stomakut
  • Parandalon kancerin
  • Redukton osteoartritin
  • Ndihmon diabetikët
  • Kurë shumë e mirë për anemikët
  • Anti-oksidanti më i fuqishëm nga të gjitha frutat e tjera
  • Ul kolesterolin dhe rrezikun e atakut kardiak
  • Ul presionin e gjakut
  • Anti-inflamator
  • Ul rrezikun kundrejt sëmundjeve të zemrës
  • Lufton infeksionet bakteriale dhe fungiale
  • Ndihmon memorien
  • Lehtëson kollën
  • Shëron hepatitin
  • Lehtëson dhimbjet muskulare
  • Ndihmon në sëmundjet e zemrës dhe ato të mëlçisë
  • Shëron sëmundjet e syve
  • Lehtëson dhimbjen e dhëmbit etj.
Pin It