Studim: Emocionet kanë lidhje të ngushtë me aromat

Sipas një studimi nga Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Studimeve të Avancuara në Trieste (SISSA)është zbuluar se ka një lidhje të ngushtë mes perceptimit të erërave dhe emocioneve, që vjen për shkak të një mbivendosje të pjesshme të pjesëve në tru që kontrollojnë perceptimin e erërave dhe atyre ky përpunohen emocionet.

Kjo lidhje mes emocioneve dhe nuhatjes erdhi pas studimit të një sëmundje të rrallë që quhet alesitimia, që e bën të vështirë përpunimin e emocioneve të përjetuara dhe që prek 10% të popullsisë.

Një grup studiuesish nga SISSA analizoi këtë sëmundje duke përdorur një qasje krejt të pazakontë nëpërmjet testit të nuhatjes.

“Ekziston një mbivendosje e pjesshme në trurin tonë mes zonave që merren me përpunimin e erërave dhe atyre ku përpunohen emocionet. Me një test të tillë është shumë e përshtatshme të studiosh këtë gjendje të veçantë psikologjike”, shpjegon Marilena Aiello, koordinuese e këtij studimi.

Pin It