“Flauti Magjik”, premierë në TKOB Moxarti këndohet në gjuhën gjermane

 

14712750_686086484877875_361329374120210235_o-640x340

Opera “Flauti Magjik” do të jetë premiera e parë e sezonit artistik të Teatrit të Operës dhe Baletit që do të ngjitet në skenë në datat 23 dhe 25 Tetor.

Shfaqja e kësaj opere është një akt simbolik, sipas drejtoreshës së institucionit Zana Çela, sepse ngjiten në skenë në kuadrin e festimit të 60 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Austrisë.

Sot vijmë për të prezantuar premierën e këtij sezoni, premierën e parë ‘’Fauti Magjik’’, është shprehur Çela.

Vepra e njohur e Moxart realizohet përmes sfidave, sepse është një nga ta rrallat e shkruar në gjuhën gjermane me libret të Emanuel Shikaneder.

Premiera “Flauti Magjik” sjell për herë të parë në Shqipëri sopranon turke Serenad Uyar në rolin e Mbretëreshës së Natës dhe dirigjentin austriak Pierre Pichler.

 

Pin It