Projektligji i ri, forcohet mbrojtja ndaj grave dhe fëmijëve

epsype

Kush dhunon fëmijët dhe gratë shtatzëna nuk do të përfitojë nga shërbimi i provës, por do të qëndrojë në qeli, për të shlyer deri në fund masën e dënimit të dhënë nga gjykata.

Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektligj, i cili parashikon ashpërsimin e Kodit Penal për veprat penale kundër fëmijëve dhe grave shtatzëna. Drafti është propozuar nga deputetet Mesila Doda, Albana Vokshi dhe Majlinda Bregu.

Tre deputetet kërkojnë që personat që kanë kryer vepra penale kundrejt këtyre kategorive të përjashtohen nga e drejta që njeh ligji aktual për t’u vënë në provë, duke pezulluar ekzekutimin e dënimit, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejnë vepër tjetër penale.

Pra, pavarësisht masës së ulët të dënimit, moshës, kushteve shëndetësore dhe rrezikshmërisë së ulët, i dënuari për dhunimin e grave shtatzënë dhe fëmijëve nuk mund të vihet në prove, duke lënë qelinë.

Pin It