Speci djegës, ‘ari i kuq’ që kuron disa sëmundje

fdd
Një pjesë e mirë e njerëzve thonë se nuk mund të hanë spec të kuq djegës, sepse “ndiejnë djegie në stomak”. Por në shumë kultura është e përhapur kultura e çajit për tretjen e ushqimit i bërë me kamomil të ngrohtë, një lugë spec djegës pluhur dhe një lugë mjaltë si ëmbëltues. Speci i kuq në doza të vogla mund të shërbejë për të kuruar disa lloje sëmundjesh.

Në te gjenden sasi  të mëdha kapsaicina (përbërësi kryesor i aktivitet farmakologjik). Kapsaicini është materie specifike e cila i jep djegësinë frytit.Përmbajtja e lartë e vitaminës C është më i madh se të gjitha frutat apo perimet e tjera, ndërsa gjenden edhe sasi të konsiderueshme vitaminash A, K, dhe B.Për këtë arsye studiuesit e quajnë edhe ari i kuq i tavolinës.

Më poshtë do të gjeni disa nga sëmundjet që mund të kurohen nga speci i kuq:

Sëmundjet e zemrës

Speci djegës është i këshillueshëm në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Është parë se përdorimi i vazhdueshëm i tij ul nivelin e kolesterolit në gjak, ndihmon zemrën, dhe ndihmon punën e arterieve të gjakut. Farat e specit djegës përmbajnë shumë acide që eliminojnë nga arteriet kolesterolin e tepërt dhe trigliceridet.
Kapsaicina vepron edhe te metabolizmi i yndyrave duke përshpejtuar dhe penguar akumulimin e tyre.  Një studim i fundit  nga “Chinese University” i Hong-Kongut e konfirmon plotësisht këtë. Kërkuesit ushqyen kavjet me një dietë të pasur me ushqime të yndyrshme. Grupi që përveç ushqimit kishte konsumuar edhe speca të kuq djegës kishte nivele më të ulëta të kolesterolit të keq në gjak. U vërtetua se kaspaicina ka një efekt pozitiv edhe te pacientët e prekur nga diabeti, sepse përmirëson aktivitetin e insulinës. Për të pasur një efekt mbrojtës në nivel kardiovaskular nuk është e nevojshme të konsumosh sasi të madhe, por ta konsumosh atë në mënyrë të vazhdueshme.

Parandalon kancerin 

Studimet kanë treguar se kapsaicina në speca pikant vret qelizat e kancerit. Kjo perime me erëza gjithashtu ndihmon luftën nga ftohjet.Studimi i vetive anti-kancerogjene të specit djegës ka nisur shumë kohë më parë me dietën Moerman të eksperimentuar në Holandë që prej 1930-s. Pacientëve iu dhanë ushqime të cilat përmbanin vitamina si jodi, si acidi citrik, vitaminat e grupit B, hekur, vitamina A, vitamina E, vitamina C. Dieta bazohet në teorinë që këto elemente duke riekulibruar metabolizmin janë në gjendje të parandalojnë tumoret.

Lufton depresionin

Në Kinë, speci i kuq djegës përdoret normalisht kundër depresionit. Edhe në Indi thuhet se speci i kuq djegës, stimulon shpirtin dhe pastron gjakun. E në të vërtetë është vërtetuar se ndikon pozitivisht tek humori e kështu edhe te depresioni.

Ndihmon në humbje të peshës
Përveç kësaj ushqimi me erëza të çon në një reduktim të peshës trupore. Shija pikante e specit i detyrohet kapsaicinës, e cila gjithashtu favorizon tretjen, ndihmon trupin të djeg më shumë kalori.

Pin It