Fshati ‘pa kancer’ ku jetojnë liliputët

genes-1-640x641

Në Ekuador jeton një komunitet i prekur nga nanizmi por ndryshe nga popullsi të tjera kjo pjese nuk e di se çfarë është sëmundja e kancerit. Këta njerëz vuajnë nga sindroma Laron i cili është nje çregullim gjenetik që nuk i lejon të rriten më tepër se 1 metër e 20 cm.

Sindroma Laron  apo nanizmi Laron karakterizohet nga mungesa e reagimit të indeve të hormonit të rritjes (GH), për shkak të një mutacioni receptor të hormonit.

Por kjo situate ju krijoi shkencëtarëve mundësinë për të zbuluar sekretin për të mundur tumoret dhe të zgjasin jetën e të gjithëve.

224-d548a0-640x512

Sipas shkencëtarëve, mungesa e këtyre receptorëve që provokon nanizmin duket se ndalon rritjen e qelizave kancerogjene dhe madje e mbron këtë komunitet që të mos preket nga diabeti. Pra, ashtu siç nuk rriten qelizat normale nuk krijohen as ato tumorale.

Gjithashtu shkencëtarët po punojnë me një projekt që ka të bëjë me zbulimin e një ilaçi që mund të përdoret kundra kancerit, diabetit dhe sëmundjeve të tjera, por edhe për të krijuar një dietë që redukton apo eliminon ushqimet që stimulojnë në veçanti faktorët e rritjes:  një lloj përbërësi që përfaqëson një armë përveç trajtimeve tradicionale siç është kimioterapia. Qëllimi i këtyre kërkimeve është gjetja e një zgjidhjeje që do të lejonte njerëzit me sindromën Laron të rriteshin me një gjatësi normale.

loja-sindrome-laron_1

Pin It