Futbolli nuk luhet vetëm për para

carlo-ancelotti-real-madrid-manager_3307129

Çdo ditë e më shumë, futbolli kinez po arrin të transferojë lojtarë të rëndësishëm nga klubet europiane. Oscar, John Obi Mikel dhe Carlos Teves janë emrat më të fundit që kanë vendosur ta vijojnë karrierën e tyre në Lindjen e largët.

Megjithatë ky fakt nuk e shqetëson aspak trajnerin italian të Bayern Munchen, Carlo Ancelotti.

“Po është e vërtetë që janë disa futbollistë të rëndësishëm që janë transferuar në Kinë gjatë këtij muaji, megjithatë klubet europiane për momentin duhet të ndihen të sigurta. Kampionatet më të forta dhe më të bukura janë akoma në Europë, pra edhe futbolli më i bukur  luhet në Europë. Lojtarët nuk luajnë vetëm për para, por edhe për të qenë më të mirët dhe të jenë pjesë e ndeshjeve më të bukura në botë”, tha Ancelotti.

Pin It