Garden Bridge, lulishtja mbresëlënëse mbi urën e lumit

thamesbridge-550x367

“Garden Bridge” është një një urë në Londër e cila do të jetë vetëm për këmbësorë dhe do të vendoset mbi lumin Thames. Kjo urë do të lidhë veriun dhe jugun e qytetit, nga stacioni i Tempullit në ‘South Bank’, në rrugën që të çon mes urës ‘Blackfriars’ dhe atë të Vaterlosë.

Ndryshe nga ura të tjera për këmbësorë, gjelbërimi do ta shndërrojë në një kopësht mbreslënës të varur mbi lumë dhe sipas të dhënave të projektit aty do të mbillen të paktën 270 pemë.

Ajo do të jetë ndoshta një ndërtesë unike në botë, e cila do të kushtojë 175 milionë paund (225 milionë euro). Ajo do të ketë një sipërfaqe prej 6000 metra katrorë, nga të cilat 2,500 do të jenë të mbuluara me varieteteve të bimëve nga Britania e Madhe, Evropa Veriore dhe pjesë të tjera të botës.

dezeen_thomas-heatherwick-reveals-garden-bridge-across-the-thames_ss1-550x393

garden-bridge-thames-prop-009-550x330

Pin It