Gjalpi i kikirikut arrin të diagnostikojë sëmundjen e Alzheimer, ja sesi

 alcajmerrr-768x402

Alzheimer është forma më e zakonshme e çmendurisë dhe prek miliona njerëz në mbarë botën, çdo vit. Kjo sëmundje renditet si shkaku i 6 kryesor i vdekjeve në SHBA. Alzheimer është një sëmundje progresive që përkeqësohet vit pas viti. Simptomat kryesore të saj janë humbje humori, humbje kujtese, vështirësi në të folur, vështirësi në të ecur etj.

Alzheimer përkeqëson jetën jo vetëm të pacientëve, por edhe të njerëzve që kujdesen për ta. Kjo sëmundje është jashtëzakonisht e vështirë të diagnostikohet në fazat e hershme të saj.

Sipas një studimi të bërë në Universitetin e Floridas, u gjet se era dhe shija mund të përcaktojnë diagnoza të hershme të sëmundjes. Studiuesit gjetën një mënyrë që mund të dignostikonte në faza të hershme sëmundjen. Studimi përfshiu pacientë të prekur nga sëmundja. Pasi ju mbyllën sytë pjesëmarrësve ju vendosën pak gjalp kikiriku në njërën vripë të hundës për pak sekonda. Studimi gjeti se pacientët e prekur nga alzheimer e kishin të vështirë zbulimin e aromës në vrimën e majtë të hundës.

Jennifer Pulla, studiues në Universitetin e Floridas shpjegoi se “të gjithë pacientët e prekur nga alzheimer kishin një dëmtim në flegrën e majtë të hundës krahasuar me të djathtën. Madje kishte një asimetri të madhe midis 2 vrimave të hundës.

Pse u përdor gjalpi i kikirikut? Për shkak se ka aromë shumë të fortë dhe karakteristike që mund të dallohet nga të gjithë. Pacientët e prekur nga alzheimer humbasin aftësinë për të nuhatur dhe kanë probleme të theksuara kujtese që në fazën e hershme të sëmundjes.

Burimi: Gazeta Shendeti

Pin It