Gjirokastër, Korpusi i Paqes dhe Drejtoria e Kulturës projekt për kalanë

gj-905x395

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Gjirokastër dhe Korpusi Amerikan i Paqes do të bashkëpunojnë për përmirësimin e imazhit të kalasë së Gjirokastrës. Projekti do të ndërhyjë në disa pjesë të kalasë përmes rinovimit të instalimeve elektrike dhe hidraulike, të cilat do të ekspozojnë më mirë topat e periudhës osmane.

Ata gjithashtu do të rregullojnë hapësirën e gjelbër rreth kështjellës për të ofruar një pamje më estetike për vizitorët.

Projekti do të zhvillohet në bashkëpunim edhe me shkollën e mesme profesionale “Thoma Papapanopno”, Gjirokastër.

“Ne jemi të ngazëllyer dhe entuziastë për këtë projekt dhe për mundësinë për të punuar me disa nga artizanët vendas brenda këtyre muajve të ardhshëm”, është shprehur përfaqësuesja e Korpusit të Paqes, Nicole Martin.

Pin It