Gjuajtje krenare, Shqipëria feston si kurrë më parë

1133109

Pas fitores së shumë pritur në ‘Stade de Lyon’, festa për futbollistët e kombëtares  është zhvendosur në dhomat e zhveshjes.
Pjesë e kësaj fitoreje historike  nuk kishte si të mos bëhej dhe kryeministri Edi Rama.
Në një lidhje telefonike me lojtarët dhe stafin teknik të kombëtares shqiptare, Rama u ka premtuar të gjithëve pasaporta diplomatike. Ky lajm është shoqëruar me brohorima të shumta në dhomën e zhveshjes.
Lojtarët shqiptarë e kanë ‘shfrytëzuar rastin për të kërkuar më shumë’. Njëri nga lojtarët ka kërkuar një makinë për Ergys Kaçen por që Edi Rama nuk ka pritur për tu kthyer përgjigjen duke u thënë se do t’i jap Kaçes një traktor.

Fitorja ndaj Rumanisë u festua kudo në çdo qytet të Shqipërisë. Tifozë kuqezi makina  nëpër rrugët e vendit festojnë golin historik të Armando Sadikut.Këto atmosfera festive krejt origjinale në llojin e vet, nuk i përkasin ndonjë qyteti Francez por, Korçës, Fierit dhe Beratit Lushnjës e Krujës

Pedonalet e qytetit u mbushën si kurrë më parë me tifozë, teksa të jepnin përshtypjen se çdo gjë duket e veshur kuqezi.

Pin It