Epidemia Zika kërcënon, OBSH kërkon 122 milionë për të marrë masa

20160507171228361646

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka nevojë për rreth 122 milionë dollarë për të vënë në zbatim një plan për luftën kundër epidemisë Zika, të fokusuar te gratë shtatzëna. Ky plan do të mbulojë periudhën korrik 2016 – dhjetor 2017, duke vijuar me “Kuadrin strategjik të kundërpërgjigjes globale” nisur në muajin shkurt, pasi OBSH-ja tha se përhapja e virusit Zika në Amerikën e Jugut ishte një emergjencë për shëndetin publik në shkallë botërore. Brazili është shteti më i prekur nga ky virus, përgjegjës, sipas OBSH-së i patologjisë së trurit, një deformim i rëndë dhe i pariparueshëm që karakterizohet nga një formë mjaft e vogël e kafkës së bebes së sapolindur.

Pin It