Gjumi i natës, i domosdoshëm për shëndetin e zemrës

Mungesa e gjumit gjatë natës ndikon negativisht në shëndetin e zemrës. Një studim i fundit analizoi gjendjen shëndetësore të personave që nuk flenë gjumë natën dhe zbuloi shtim të rrezikut të hipertensionit tek ta.

Vullnetarët e studimit un ndanë në dy grupe, të cilat fjetën nga 5 orë gjumë, me ndryshimin e vetëm: njëri grup fjeti gjatë ditës, ndërsa tjetri gjate natës. Studiuesit matën presionin e gjakut, ritmin e zemrës, intervalet nga rrahja në rrahje dhe nivelet e hormonit të stresit për të dy grupet.

Rezultatet treguan se personat që fjetën vetëm ditën kishin nivel më të lartë stresi dhe ritëm të ulët të rrahjeve të zemrës kur ishin zgjuar. Studiuesit thonë se ulja e ritmit të rrahjeve të zemrës konsiderohet një tregues i rrezikut kardiovaskular.

Studimi na provon edhe njëherë rëndësinë e madhe të gjumit në çlodhjen fizike dhe mendore të njeriut dhe këtë rol e kryen më mirë gjumi i natës. Gjumi gjatë ditës nuk arrin të luajë të njëjtin rol rigjenerues për zemrën dhe shëndetin e njeriut.

Pin It