Guvernatori: Shqiptarët të kenë kujdes nga skemat mashtruese përmes telefonit

498_takim_i_guvernatorit_te_bankes_se_shqiperise_z_gent_sejko_me_ambasadoret_e_vendeve_te_huaja_te_akredituar_ne_shqiper_8410_0

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, i ftuar në emisionin “Kapital” në Vizion +, paralajmëroi shqiptarët të tregohen të kujdesshëm ndaj skemave mashtruese dhe të mos investojnë në institucione të palicensuara.

Sejko foli në lidhje me skemat mashtruese që veprojnë përmes telefonave dhe ofrojnë oferta të larta duke synuar të mashtrojnë qytetarët. Ai tha se ato iu përngjajnë piramidave të dikurshme. Edhe pse fenomeni nuk është masiv, një gjë e tillë është vënë re dhe njerëzit duhet të jenë të vëmendshëm.

“Egzsiton rreziku që të ndodhë, vecanërisht në periudhat, kur normat e interesit nga institucionet financiare të licensuara janë në rënie. Por qytetarët nuk duhet të bëjnë asnjë transaksion që nuk bëhet nga institucione të licensuara, sic janë edhe bankat”, tha guvernatori.

Sipas tij është i rëndësishëm ndërgjegjësimi dhe informimi i njerëzve me informacion të cinguar financiar, në mënyrë që të mos bien pre e abuzimit.

Gjatë intervistës, Guvernatori Gent Sejko shpjegoi edhe shkaqet e uljes së normës së interesit për kreditimin.

Sipas tij, dicka e tillë është bërë për të nxitur konsumin, investimet dhe kreditimin. “Një normë e ulët interesi do të thotë që individët dhe bizneset të tërheqin kreditë, me një kosto më të ulët. Norma e interesit në lekë ka rënë ndjeshëm gjatë viteve të fundit dhe kjo ka bërë që të rritet masa e kreditimit në lek. Kreditimi në monedhën vendase, që nga fillimi I aplikimit të politikave lehtësuese të Bankës së Shqipërisë, është rritur me 8 përqind cdo vit. Pra kredia në lekë është rritur dhe individë e biznese kanë preferuar të marrin kredi në lekë”- sqaroi Sejko.

Pin It