Hapet ankandi për hecet në Katund të Ri në Dibër

download (1)

Hidhet një tjetër hap në ndërtimin e hidrocentralit të Katundit të Ri në Dibër. Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka hapur procedurat për dhënien e këtij koncensioni tek operatorët ekonomikë që do të shprehin interes. Aktualisht përpara të gjithëve në këtë garë janë kompanitë Nurol dhe Suzer që kanë hyrë sëbashku në këtë procedurë me një bonus prej 8 pikësh. Kohëzgjatja e kontratës koncensionare është parashikuar që të jetë 35 vjet dhe pas kësaj hidrocentrali i kalon shtetit shqiptar. Operatorët e ekonomikë të interesuar do të duhet që të dorëzojnë ofertat e tyre brenda datës 11 korrik 2016.

Në specifikimet e bëra nga ministria e energjetikës parapërcaktohet që pjesë e kontratës do të jetë edhe një marrëveshje për përdorimin e ujrave dhe ndikimin në hidrocentralet e tjera të kaskadës. “Autoriteti Kontraktues rezervon te drejtën qe t’i kërkojë operatorit ekonomik fitues, nënshkrimin e një marrëveshjeje ndërmjet fituesit dhe shoqërinë “KESH” SH.A. per mënyrën dhe sasinë e lëshimit te ujit, nga HEC “Katundi i Ri” në drejtim të rrjedhës”, thuhet në dokumentin e ministrisë. Hidrocentrali i Katundit të Ri është i katërti mbi lumin Drin. Ai do ndërtohet në rrjedhën e sipërme të Drinit të Zi, në kuotat 400 deri 445 metra mbi nivelin e detit. Kompania turke në planifikimet e saj ka parashikuar ndërtimin e një hidrocentrali 70 megavat me një investim 110 milion euro.

Pin It