Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Unionit të Shoqatës së Hidrokarbureve për pezullimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për licencimin e aktivitetit të hidrokarbureve.
Vendimi i KM për taksimin me vlerë 5 milionë lekë të karburanteve dhe pikave të shitjes në Tiranë dhe 2 milionë lekë për qytetet e tjera, është kundërshtuar nga Unioni i Shoqatës së Hidrokarbureve.
Sipas përfaqësuesit të Unionit, Julian Mërtiri, vendimi i gjykatës lë në fuqi vendimin e KM për pesëfishimin e taksës. Sipas tij kjo gjë cënon lirinë ekonomike.
“Ne përfaqësojmë interesin e 25 kompanive të hidrokarbureve. Me këtë vendim, qeveria ka pesëfishuar taksën dhe ky është një cënim i lirisë ekonomike. Nga 25 subjekte që ne përfaqësojmë, asnjëri nuk e ka paguar tarifën e re prej 5 milion lekësh pasi s’e përballojmë dot”, tha ai.