Honolulu ndalon përdorimin e celularëve në vijat e bardha 

Kalimi i rrugës duke shkruar mesazhe në Honolulu tani është diçka e paligjshme. Ligji i ri hyri në fuqi të mërkurën, në qytetin më të madh të Hawaiit.

Për këtë shkelje, siç shkruajnë mediat amerikane, shkelësit mund të goditen me gjobë deri në 35 dollarë për “shkeljen e parë”. Ndërkohë  ata që vazhdojnë të përdorin telefonin e tyre dhe kalojnë rrugën do të gjobiten deri në 99 dollarë.

Siç thuhet më tej, ligji erdhi si rezultat i numrit të madh të viktimave nga aksidentet në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pin It