Ligji i ri në Francë: Punonjësit nuk detyrohen më të kthejnë email pas punës

shutterstock_87109075

Punonjësit në Francë që nga data 1 janar 2017 kanë të drejtën ligjore që të mos i përgjigjen emaile-ve të punës kur janë jashtë orarit të punës.

Ligji i ri quhet “ e drejta për tu shkëputur” dhe ka hyrë zyrtarisht në fuqi më 1 janar 2017.

Mbështetësit e këtij ligji kanë thënë se punonjësit  të cilët përgjigjen në emaile zyrtare jashtë orarit të punës nuk paguhen për punë jashtë orarit. Ata thanë se kjo metodë është bërë shkak i problemeve me gjumin, i shkaktimit të stresit si dhe problemeve familjare.

Që nga viti 2000, ligji ka përcaktuar se deri në 35 orë në javë është e lejuar të punohet.

Pin It