Huffington Post fton turistët të vizitojnë Shqipërinë e pazbuluar të Euro 2016

bjeshket-e-namuna-647x370

Pjesëmarrja e Shqipërisë në Euro 2016 ishte pa dyshim një reklamë e mirë për vendin në këtë fillim vere, duke tërhequr vëmendjen e medias botërore. Huffington Post shkruan për anën e panjohur të Shqipërisë, vendit që vështirësoi edhe skuadrën franceze.

Huffington Post shkruan se ky nuk është vetëm një ndër shtetet më të varfëra të Europës, por edhe një vend me bukuri të rralla për të zbuluar.

“Europiani i Futbollit 2016 tregoi se një skuadër trime si Shqipëria vendosi në telashe të mëdha Francën dhe ne dimë vërtet pak në lidhje me një ndër shtetet më të varfëra të Europës”.

Kështu nis shkrimi i titulluar “Shqipëria tjetër e pazbuluar”, i cili përshkruan peisazhet, fshatrat, ushqimin e mirë dhe mikpritjen e popullit shqiptar. Udhëtimi në Shqipëri i ngjan një aventure që autorët e artikullit e rekomandojnë për të gjithë ata që duan të përjetojnë natyrën e paprekur të Alpeve Shqiptare.

Pin It