Ja akset që do të bllokohen sot për të mirëpritur Kombëtaren e Futbollit në Tiranë

harta2-655x356

Me rastin e mbërritjes së Kombëtares së Futbollit në Tiranë, do të zhvillohet edhe një ceremoni e posaçme pritjeje në aeroportin e Rinasit. Policia e kryeqytetit bën me dije se do të ketë bllokime të disa akseve nga 15:00 – 20:00. Në një komunikatë zyrtare policia njofton për akset që do të bllokohen.

Bëhet fjalë për segmentet e mëposhtme:

-Segmenti rrugor nga Aeroporti “Nënë Tereza” – mbikalimi i “Qafës së  Kasharit” – Autostrada “Durrës-Tiranë” – mbikalimi i Kamzës – Sheshi “Shqipona” – Rruga “Dritan  Hoxha” – Sheshi “Karl Topia” – Rruga e “Durrësit” – Sheshi “Skënderbej” – Bashkia e Tiranës

-Segmenti rrugor nga Bashkia e Tiranës – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – kryqëzimi i Bulevardit  “Dëshmorët e Kombit” me Bulevardin “Bajram Curri” – Bulevardi “Bajram Curri” – Bulevardi “Bajram Curri” në kryqëzim me Rrugën Bardhyl dhe Bulevardin “Zhan Dark” – Bulevardi “Zhan Dark” – Ministri e Jashtme.

-Segmenti nga bulevardi Ministria e Jashtme – Bulevardin “Zhan Dark” – kryqëzimi i Bulevardit “Zhan Dark” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Kryeministri

-Segmenti rrugor nga Kryeministria – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Sheshi “Nënë Tereza”

“Drejtoria vendore e Policisë Tiranë, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin kalimin në segmentet e përcaktuara si dhe fton gjithë qytetarët të bëhen pjesë e këtij festimi”, thuhet në njoftim.

 

Pin It